Me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ndriçimit dhe teknologjisë audio, Luminex është bërë një emër i besuar për klientë të profileve të ndryshme – nga biznese dhe studio profesionale, deri te organizatorë eventesh dhe hapësira publike. Në bashkëpunim me brende ndërkombëtare të certifikuara, ofrojmë mbi 300 produkte të përzgjedhura që garantojnë performancë, qëndrueshmëri dhe dizajn modern.
Për çdo projekt – qoftë ndriçim ambiental, sisteme audio profesionale apo aksesorë plotësues – Luminex sjell zgjidhje të personalizuara, teknike dhe estetike. Ne nuk ofrojmë thjesht pajisje – ofrojmë siguri, konsulencë dhe një përvojë të plotë për çdo klient.